Besnik Tahiri: Reforma e shtetit është e nevojshme

16 mars 2018 | 12:41

Besnik Tahiri është emëruar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës në pozitën e Koordinatorit Nacional për Reforma Shtetërore

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se pas dy dekadash të angazhimit profesional në fushën e qeverisjes lokale, tani po nis një mision të ri të angazhimit institucional në mbështetje të reformave si objektivë për vendin.

“Pas pothuajse dy dekadash angazhim profesional, në fushën e qeverisjes lokale dhe demokratizimit, në dhjetë vjetorin e Institutit KLGI, organizatë kjo që bashkë me kolegët, institucionet qendrore dhe lokale, partnerët e donatorët, kemi ndërtuar në platformë të qëndrueshme të mbështetjes dhe fuqizimit të themeleve demokratike. Tashmë kur unë po nis një mision të ri, të angazhimit institucional në mbështetje të reformave si objektivë për vendin dhe synim i përbashkët për integrim. Mision ky jo i lehtë, por jo i pamundshëm”, ka thënë ai.

Tahiri ka theksuar se beson se ligjet e politikat nuk janë aty për të penguar shërbimin e ndalur dhe zhvillimin, ato duhet përmirësuar sa herë që dalin pengesa e paqartësi. “Na duhet një sistem që promovon qeverisjen e mirë, e që ofron efikasitet e qëndrueshmëri, përmirësimi i vazhdueshëm i politikave dhe proceseve duhet jetë synim. E kjo për neve quhet reformë. Ky nuk duhet parë si obligim apo kusht për integrim por në radhë të parë duhet ta bëjmë për të rritur zhvillimin e qëndrueshëm e mirëqenien e qytetarëve”, ka thënë Tahiri.

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka thënë se reformat gjithnjë shërbejnë si katalizator në përmirësimin e proceseve.

Ai ka shtuar se është bazike që reformat të jenë progresive, në hapë me dinamikat dhe në trend me proceset demokratike bashkëkohore. “Pra, një qeverisje demokratike parasheh praktikat dhe proceset që sigurojnë se strukturat e qeverisë nuk janë të shkëputura nga qytetarët. Pra, kushti kryesor për të pasur procese të qëndrueshme dhe demokratike për reforma është aftësia për të bërë qytetarët t’u besojnë politikëbërësve duke i përfshirë ata në proceset vendimmarrëse. Sa më e fortë të jetë lidhja mes dy palëve, aq më shumë rritet besimi që garanton zhvillim të suksesshëm dhe demokratik.

Procesi është shpresëdhënës. Kjo, duke pasur parasysh fillimisht standardet synuese evropiane e pastaj nismat pozitive të institucioneve kosovare në procesin e reformës. Reforma si koncept dhe proces kërkon kontinuitet dhe energji, megjithatë, janë hedhur hapat e parë”, ka thënë ai.

Tahiri ka theksuar se për t’u bërë më e qartë reforma, shtrohet nevoja për një hartë të standardizuar të procedurave dhe përgjegjësive të mekanizmave institucionalë në të gjitha nivelet. “Andaj reforma e Shtetit është e nevojshme për të rritur performancën e tij. Ajo përgjithësisht konsiston në kalimin e shtetit prej një funksionimi administrativ në një funksionim menaxhues, nga një sistem burokratik në një tërësi mekanizmash të frymëzuara nga menaxhimi i ri publik.

Para së gjithash për mua kjo nuk është thjesht detyrë, por është synim i përbashkët i institucioneve, i shoqërisë civile, mediave dhe qytetarëve, për ta shkurtuar rrugën drejt integrimin Europian, duke forcuar në themel strukturat, frymën dhe proceset. Pra hapat janë të qartë: Një reformë e thellë dhe transformim duhet të ndodhë, në funksion që shteti të kthehet në gjenerator të zhvillimit dhe përshpejtues të integrimit”, ka thënë Besnik Tahiri, Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari Mehdi Berisha e ka publikuar këngën e re, e…