Besniku i Vladimir Putinit: Nëse e humbim luftën në Ukrainë, s’do të ketë më Rusi

27 tetor 2022 | 08:05

Perëndimi ka deklaruar hapur se nuk do të ndalet derisa Rusia të shkatërrohet plotësisht. Ditën e djeshme Moska e ka pranuar se rezultati i luftës në Ukrainë do të ndryshojë rendin global dhe frika e tyre për disfatë po rritet.

Një video është shfaqur nga propagandisti i Vladimir Putinit, Vladimir Solovyov, duke deklaruar se populli rus do të ‘pushojë së ekzistuari’ nëse Kremlini humbet luftën në Ukrainë. Ai tha se do të ketë disfata të rënda, të hidhura derisa e gjithë Rusia të punojë vetëm për një gjë, fitoren në luftën në Ukrainë.

“Përndryshe nuk do të ekzistojmë. Nuk do të ketë kulturë ruse, gjuhë ruse, popull rus”, tha ai.

Nga ana e Rusisë është paralajmëruar përshkallëzim i luftës. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka theksuar nevojën për një koordinim sa më të mirë të procedurave për të siguruar suksesin e “operacionit special” në Ukrainë.

“Është e nevojshme të përditësohen procedurat dhe kornizat rregullatore dhe ekonomia në tërësi, dhe industritë individuale, dhe të sigurohet operacioni special”, tha Putin, duke folur në takimin e parë të Këshillit Koordinues të sapoformuar. “Çështjet e përditësimit dhe përmirësimit të procedurave administrative janë diskutuar shumë herë, por situata është e tillë që e gjithë kjo punë duhet të shikohet përsëri”, shtoi presidenti Vladimir Putin.

“Ka nevojë për një koordinim të gjerë dhe të thellë midis të gjitha strukturave, si blloqet ekonomike dhe ato të pushtetit, dhe rajonet,” u shpreh lideri rus.

Komentet e Vladimir Putinit vijnë në një kohë kur Rusia po pëson një varg humbjesh në Ukrainë, duke përfshirë edhe rajonet që pretendon se po anekson, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga Ukraina, Oleksiy Goncharenko, ndodhet për vizitë në Prishtinë…