‘BESO’ është slogani i LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit

19 shtator 2019 | 12:49

BESO është slogani i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani, në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Ky slogan përmbledh programin e LDK-së, i cili përbëhet nga pesë shtylla.

Ky program do të shpaloset dhe publikohet në ditët në vijim nga kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani dhe kandidatët për deputetë në të gjithë Kosovën.

“Beso në shtet të drejtë, të barabartë, të zhvilluar. Beso në ndryshim. Beso në fitore. Beso në Lidhjen Demokratike të Kosovës është slogani i LDK-së”, është theksuar në njoftimin e LDK-së.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka deklaruar…