Betim Gjoshi: Kryeshefi i arrestuar i KEK-ut, Nagip Krasniqi vazhdon të merr pagën – qeveria nuk guxon ta shkarkojë

16 gusht 2023 | 16:03

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi, ka thënë se qeveria Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë guxim ta shkarkojnë tash e 5 muaj kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili ndodhet në paraburgim.

Gjoshi ka shkruar në “Facebook” se Nagip Krasniqi nga burgu po vazhdon të marr pagë të majme dhe ta mbajë pozitën e kryeshefit në KEK.

“Kryeshefi i arrestuar i KEK-ut, Nagip Krasniqi që është edhe zyrtar i lartë i partisë në pushtet, në muajin shtator i bën 5 muaj paraburgim dhe me datën 1 shtator do ta marrë sërish pagën e plotë nga taksat e qytetarëve, pa punuar asnjë ditë të vetme. Argati i kryeministrit Kurti dhe ambasadorit Martin Berishaj nuk guxon të shkarkohet siç i ndodhi narko-trafikantit Besnik Mujeci sepse Nagipi pastaj e shpalosë gjithë skemën mafioze të krimit me energji që po e bën kjo qeveri tash e tri vite”, ka shkruar Gjoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Javë më parë mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës,…