Betim Gjoshi: Prej kur Vetëvendosje ka filluar ta përmend fjalën unitet?

20 prill 2021 | 14:06

Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka parashtruar disa pyetje për Lëvizjen Vetëvendosje në lidhje me zhvillimet politike në vend.

Ai ka pyetur se prej kur Vetëvendosje ka filluar të përmend fjalën unitet?.

“A keni harruar se Albin Kurti dhe partia e tij ka qenë kundër gjithçkaje?
A keni harruar se çka bënte Albin Kurti dhe Vetëvendosje kur i kërkohej uniteti?
Nëse po, po ua kujtoj unë – E merrte një shishe, e mbushte me lëndë djegëse dhe e hidhte kundër institucioneve shtetërore të Kosovës. Në vend të unitetit, Albin Kurti hidhte kokteje me molotova. E kallte Kosovën”, ka shkruar Gjoshi.

Ky reagim i Gjoshit vjen pas deklaratës së ushtrueses së detyrës së kryetarit të Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha sot se për procesin e dialogut me Serbinë duhet një unitet brenda spektrit politik në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urim…