Betohen dy deputetët e rinj të Lëvizjes Vetëvendosje

25 janar 2018 | 11:10

Shemsi Syla dhe Sali Zyba janë dy deputetët më të rinj të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës.

Ata e kanë bërë betimin në seancën e sotshme plenare të Kuvendit të Kosovës.

Shemsi Syla zëvendëson Qëndron Kastratin që aktualisht është kryetar i komunës së Kamenicës, ndërsa Sali Zyba zëvendëson kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Shemsi Syla në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit ka fituar 6 478 vota kurse Sali Zyba 5 983 vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paraqitja jashtëzakonisht e mirë e treshes së gjyqtarëve Genc Nuza…