Betohen tre deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

11 prill 2019 | 11:27

Janë betuar sot tre deputetët e rinj në Kuvend e Shqipërisë, si kusht për të ushtruar mandatin e tyre, pas vakancës së krijuar nga opozita, Partia Demokratike (PD) dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI).

Bëhet fjalë për deputetët Korab Lita, i cili vjen nga Partia Demokratike, Qarku Tiranë. Lita ishte i 21-i në listën e deputetëve të PD-së për Tiranën dhe zëvendëson ish-deputetin Dashamir Shehi.

Deputeti i dytë, Arlind Çarçani vjen nga radhët e PD-së. Ai ka qenë në listën e kandidatëve për deputet në Qarkun e Korçës. Deputeti i tretë që është betua sot në Kuvend është Halil Jakini , që vjen nga radhët e PD-së, Qarku i Dibrës. Totali i deputetëve në Kuvend shkon në 102.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mbajë…