Betohet Agim Bahtiri, premton se do të punojë pa dallime

18 dhjetor 14:50

Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka mbajtur të hënën seancën solemne, në të cilën ka dhënë betimin kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri dhe asamblistët e këtij kuvendi.

Sipas rregullores, seancën solemne e ka drejtuar asamblisti më i vjetër i Kuvendit të Komunës, Gani Haliti, i cili fillimisht ka sqaruar procedurën e dhënies së betimit.

Më pas kryesuesi Haliti, e ka lexuar betimin të cilin e përsëritnin edhe asamblistët e posazgjedhur të Kuvendit të Komunal të Mitrovicës.

Pas betimit, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka theksuar se do të punojë me përkushtim të jashtëzakonshëm për të mirën e të gjithë qytetarëve mitrovicas, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, fetare apo partiake.

“Unë edhe një herë i falënderoj qytetarët që besuan në programin tim, të cilët vlerësuan pozitivisht punën time, gjatë periodës së kaluar katërvjeçare dhe që duke u bazuar me këtë më votuan bindshëm që të udhëheq Mitrovicën edhe për katër vitet e ardhshme”, ka thënë Bahtiri.

Ai ka përgëzuar të gjithë asamblistët për fushatën dinjitoze si dhe për besimin e marrë për t’i përfaqësuar sërish qytetarët e Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike (PD) dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) do…