PD-ja e LSI-ja, protesta pas Vitit të Ri

18 dhjetor 2017 | 14:35

Partia Demokratike (PD) dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) do të dalin në protesta për të kundërshtuar zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm nga ana e mazhorancës.

Ky është vendimi i marrë nga këto dy forca politike pas mbledhjes së përbashkët të grupeve parlamentare, të zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike, menjëherë pas përfundimit të protestës para Kuvendit.

Janari është vënë si afat për nisjen e protestave, shkruan “Top Channel”. “Nisja e një vale protestash popullore në ditët e para të janarit për të ndalur çmendurinë e narkokyreministrit që sot është edhe kryeprokuror i vendit, duke rrezikuar stabilitetin, demokracinë dhe integrimin e vendit. Nisja që sot e përgatitjes për një valë protestash popullore. Në raport me Parlamentin e delegjitimuar do të marrim vendimin më të mirë në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, ka thënë kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Basha ka përsëritur akuzat ndaj Edi Ramës, që sipas tij, synon kapjen e kryeprokurorit për të mbyllur hetimet ndaj zyrtarëve të lartë të mazhorancës. “Për të mbyllur dosjet e krimit dhe korrupsionit, për të mbyllur dosjen e Saimir Tahirit dhe të sigurojë imunitet për veten dhe familjarët e tij, për të mbyllur dosjen për Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, për të mbyllur akuzat për korrupsion për Arben Ahmetajn e Damian Gjiknurin e të tjerë”, është shprehur Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku ka kritikuar gazetarët për fokusimin në skandale dhe…