Beyonce, superyll në dasmën më të famshme në Indi (Foto)

10 dhjetor 2018 | 15:42

Isha Ambani, vajza e njeriut më të pasur në Indi është martuar me një ceremoni përrallore. Në dasmën e saj ka kënduar vetë mbretëresha e popit, Beyonce. Këngëtarja ishte vetëm një prej emrave të famshëm të ftuar në dasmë, ku në krah të yjeve të “Bollywood” kishte edhe miq specialë si Hillary Clinton.

Ajo është martuar me Anand Piramalin, i biri i një tjetër miliarderi indian. Javën e kaluar, Isha Ambani vetë ishte shoqëruese e nuses në dasmën e aktores Priyanka Choprame me këngëtarin amerikan Nick Jonas.

Sipas raporteve në medie, të ftuarit kanë mbërritur me 100 fluturime të ndryshme Charter. Blogere të famshëm, gazetarë e revistat rozë kanë qenë të angazhuar për të ndjekur hap pas hapi festimet.

Beyonce është ngjitur në skene të dielën për të ashtuquajturën “Sangeet”, një mbrëmje muzike dhe valle, e cila zakonisht i paraprin dasmës.

Shuma që ajo ka marrë nuk është bërë publike, por pagesa nuk është një problem për Ambanis. Mukesh Ambani, drejtues i “Reliance Industries” ka një pasuri personale prej rreth 47 miliardë dollarësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar indeksin e…