Biblioteka e qytetit të Mitrovicës pasurohet me 800 ekzemplarë të rinj

17 nëntor 2020 | 17:25

Biblioteka “Latif Berisha” në Mitrovicë është pasuruar me një fond librash prej 364 tituj të ndryshëm, gjegjësisht 800 ekzemplarë të rinj.

Me rastin e pranimit të librave, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci është shprehur i kënaqur me këtë investim nga drejtoria të cilin e udhëheq ai, pasi që në këtë mënyrë pasurohet biblioteka me vepra tjera letrare, si dhe kontribuojmë në rritjen e fondit të librave.

Gjithashtu ai ka bërë me dije se ky investim është realizuar me qëllim që lexuesit e qytetit tonë të kenë shumëllojshmëri të veprave, në të cilat ata mund të gjejnë vetën e tyre, andaj u uron të gjithë adhuruesve të librit për këtë pasuri letrare, dhe nga thellësia e zemrës ju dëshiron lexim të këndshëm.

Vlen të potencohet se këta libra janë blerë nga planifikimi buxhetor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në vlerë prej 10 mijë euro, dhe do t’ju shërbejnë lexuesve dhe shfrytëzuesve të Bibliotekës së qytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time…