Bibliotekën e quajti të shëmtuar, Kosovën vendin më të mirë për ta vizituar

07 shtator 2020 | 08:22

Një turist amerikan, i cili këto ditë ka vizituar kryeqytetin e Kosovës, ka ndryshuar mendje për ndërtesën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, të cilën, me rastin e vizitës, e ka quajtur të shëmtuar. Por, ai tash shprehet se ndërtesa duket e çuditshme nga jashtë, por ambientet brenda saj janë mahnitëse. Madje fton të gjithë që ta vizitojnë Kosovën.

Në një video që turisti i quajtur Tal, i cili udhëton nëpër të gjithë botën,  shprehet i mahnitur me kryeqytetin e Kosovës. Madje fton të tjerët që ta vizitojnë vendin tonë pas lehtësimit të masave mbrojtëse kundër Covid-19.

Ai i kaloi në Prishtinë disa ditë ku shijoi specialitete të ndryshme nga kuzhina tradicionale, duke i vënë theks të veçantë mënyrës unike të bërjes së kafesë (makiatos).

Për ta dokumentuar këtë vizitoi lagje të ndryshme të kryeqytetit, ku binin në sy shtatoret e politikanëve amerikanë që ndihmuan në çlirimin e Kosovës siç është presidenti Bill Clinton si dhe sekretarja Madeleine Albright.

Ky i ri nga SHBA-ja thotë se është kënaqësi të vizitohet ky vend, në veçanti për qytetarët amerikanë, për shkak se Kosova njihet si një nga vendet më pro-amerikane në botë dhe vazhdimisht me flamuj amerikanë të vendosur nëpër lokale e sheshe – shprehet mirënjohja ndaj këtij vendi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, që përpilon të dhënat në…