Biden: Bashkohem me dhimbjen e gjithë amerikanëve për viktimat e Covid-19

28 maj 2020 | 12:30

“I gjithë kombi amerikan vajton së bashku me ju”, është mesazhi që kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden, iu ka drejtuar familjeve të viktimave nga koronavirusi në SHBA, ku numri i të cilave kaloi mbi 100 000.

“Unë e di që ju ndjeheni sikur të jeni thithur nga një vrimë e zezë në kraharorin tuaj”, ka deklaruar ai.

“Humbja e të afërmve është si një ndjenja e mbytjes”, shtoi Biden duke kujtuar humbjen e të afërmve të tij.

Biden ka humbur bashkëshorten dhe një nga fëmijët e tij, viktimë e një aksidenti rrugor në vitin 1972, si dhe humbjen e një fëmije tjetër, Beau, në 2015, nga sëmundja e kancerit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U zhgënjeva që përpjekjet e Shteteve të Bashkuara nuk u…