Biden: Putin synon ta eliminojë Ukrainën

23 maj 2022 | 10:56

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka akuzuar homologun e tij rus, Vladimir Putin se po tenton ta “eliminojë” Ukrainën dhe ka thënë se lideri rus duhet të paguajë “çmim afatgjatë” për pushtimin e këtij shteti.

Duke folur nga Tokio më 23 maj, Biden ka thënë në një konferencë për media se bombardimet ruse në infrastrukturën civile, sikurse shkollat, teatrot, spitalet dhe muzetë, tregojnë synimin e qartë të Putinit për pushtimin e nisur më 24 shkurt.

“Besoj se ajo që dëshiron Putin është ta eliminojë identitetin e Ukrainës”, ka thënë Biden.

“Ai nuk mund ta pushtojë atë, mirëpo mund të tentojë t’ia shkatërrojë identitetin”, ka thënë Biden.

Ukraina ka akuzuar Rusinë se është duke kryer mizori në pushtimin e paprovokuar dhe ka thënë se ka identifikuar më shumë se 10,000 krime të mundshme të luftës.

Rusia e mohon shënjestrimin e civilëve dhe pretendon se të dhënat për mizori që prezanton Ukraina, janë të rreme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se…