Bideni bën thirrje për armëpushim

18 maj 2021 | 11:31

Presidenti i SHBA Joe Biden ka shprehur mbështetjen e tij për një armëpushim pas tetë ditësh dhune midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza.

Biden i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se SHBA po punon me Egjiptin dhe vendet e tjera në ndalimin e luftimeve. Konflikti është tani në javën e tij të dytë. Ushtria izraelite së bashku me Hamas kishin qëlluar rreth 3,350 raketa nga Gaza. Nga sulmet izraelite ajrore dhe artilerie mbetën të vrarë të paktën 130 militantë.

Numri i përgjithshëm i të vrarëve në Gaza ka arritur në 212, duke përfshirë 61 fëmijë dhe 36 gra, që nga fillimi i luftimeve javën e kaluar. Dhjetë njerëz janë vrarë në Izrael, duke përfshirë dy fëmijë.

Ndryshe nga ditën e kaluara luftimet këtë herë janë qetësuar. Gjatë natës për rreth 6 orë trupat izraelite nuk gjuajtën më, para se ata përsëri të fillonin të lëshoheshin në agim, sipas informacionit të sirenës së raketave nga ushtria izraelite.

Kombet e Bashkuara kanë shprehur gjithashtu shqetësime në lidhje me dëmtimin e infrastrukturës në Rripin e Gazës. 40 shkolla dhe katër spitale janë shkatërruar plotësisht në ditët e fundit. Gjithashtu furnizimet e karburantit atje po mbaronin, duke kërcënuar shërbimet themelore.

Pavarësisht luftimeve dhe thirrjeve të vazhdueshme të ndërkombëtarëve për armëpushim administrata e Presidentit Joe Biden miratoi shitjen e 735 milion dollarëve në armë të drejtuara me precizon për Izraelin dhe burimet e Kongresit thanë se ligjvënësit amerikanë nuk pritej të kundërshtonin marrëveshjen pavarësisht dhunës.

Ligji amerikan lejon Kongresin të kundërshtojë shitjen e armëve, por nuk ka gjasa ta bëjë këtë në këtë rast kjo për shkak se Izraeli është në mesin e disa vendeve, marrëveshjet ushtarake të të cilave miratohen nën një proces të përshpejtuar./tvklan/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale ka publikuar agjendën për ditën e nesërme (e…