Nesër mbahet seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

18 maj 2021 | 11:29

Gjykata Speciale ka publikuar agjendën për ditën e nesërme (e mërkurë), ku para gjyqtarit të procedurës paraprake do të paraqitën Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqit.

Seanca gjyqësore ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së pritet të fillojë në orën 11:00, shkruan “Epoka e re”.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi gjenden në paraburgim në Hagë nga nëntori i vitit 2020.

Katërshja e UÇK-së është u akuzuar nga Prokuroria e Gjykatës Speciale për kinse krime lufte. Mirëpo, ata qysh në seancën e parë gjyqësore patën deklaruar se janë të pafajshëm në raport me akuzat me të cilat është duke i ngarkuar kjo prokurori.

Avokatët mbrojtës disa herë kanë parashtruar kërkesë për mbrojtje në liri të katërshes së UÇK-së, por deri më tani gjyqtari i procedurës paraprake nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tyre.

Kujtojmë se Hashim Thaçi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit ditën (5 nëntor 2020) kur ishte nisur në Hagë.

Një gjë të tillë e kishte bërë edhe Kadri Veseli, i cili kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së.

Që nga 5 nëntori i vitit 2020, Kadri Veseli është i vetmi që është lejuar të qëndrojë për disa ditë në Kosovë dhe atë për shkak të gjendjes se rënduar shëndetësore të babait të tij.

No description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sergei Naryshkin, udhëheqës i Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës në…