Bideni: Kam garanci të fortë nga ukrainasit, ‘F-16’ nuk do të përdoret në territorin rus

21 maj 2023 | 14:52

Duke folur për medie të dielën  në samitin e G7 në Hiroshima, presidenti amerikan, Joe Biden,ka thënë se ka marrë garancion që Ukraina nuk do të përdorë aeroplanët luftarakë  “F-16” për të sulmuar territorin rus.

Megjithatë, ai ka thënë se “F-16” mund të jenë të dobishëm kudo që ushtria ruse është në territorin ukrainas.

Ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar presidentin amerikan për aeroplanët luftarakë “F-16”.

“Po, ne kemi punuar politikisht për këtë për një kohë shumë të gjatë me partnerët tanë. Ne i jemi vërtet mirënjohës ShBA-së për këtë ndihmë”, ka thënë ai.

Zelensky ka thënë se është e rëndësishme që pilotët ukrainas t’i nënshtrohen trajnimit sa më shpejt të jetë e mundur, dhe theksoi se ende nuk dihet se sa aeroplanë do të marrin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është mbajtur ceremonia hapëse e ushtrimit ushtarak “Defender Europe…