“Bidoni i Artë 2017”, Interi dominon “Top 10”

08 janar 2018 | 21:43

2017 ishte një tjetër vit zhgënjyes për Interin, brenda të cilit pa të mbetet jashtë Europës, ndërsa në pjesën e dytë pa të zbresë nga vendi i parë i renditjes së Serisë A, në vend të tretë.

E si pasqyrim i drejtë i këtij viti është edhe renditja e 10 lojtarëve të dështuar të Serisë A, njohur ndryshe si “Bidoni i Artë”. Në këtë “Top 10”, Interi përfaqësohet me plot katër lojtarë.

I pari është Gabigol. I ardhur me bujë të madhe në Milano, braziliani nuk justifikoi asnjëherë shumën e shpenzuar për të dhe u huazua tek Benfica. Ai u zgjodh “dështimi i vitit” duke siguruar 53,6 për qind të votave, nga 10 450 të tilla.

Të tjerë interistë në këtë listë janë Joao Mario, Banega dhe Murillo. Ky është viti i dytë me radhë që “Bidoni i Artë” shkon për një lojtar të Interit. Për 2016, këtë “trofe” e fitoi Kondogbia. (Top Channel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me luhatjet e Bitcoin, kripto-valutën më të madhe nga kapitalizimi…