Bie besimi i rusëve në Putinin

18 qershor 2019 | 10:58

Besimi i rusëve në presidentin e tyre, Vladimir Putin, ka rënë, tregon një sondazh i financuar nga shteti rus.

Sondazhi, i realizuar nga kompania e njohur si “VTsIOM”, ka treguar se 71.7 për qind e rusëve janë përgjigjur pozitivisht në pyetjen nëse Putin është i besueshëm ose jo.

Anketa është realizuar nga data 3 deri më 9 qershor.

Një anketë e ngjashme, e kryer një javë para kësaj periudhe, ka treguar se 72.4 për qind e rusëve mendojnë se Putin është i besueshëm, raporton “Rel”.

Në të dyja rastet janë anketuar 1 600 rusë në 80 rajone, përmes telefonit.

Rënia e popullaritetit të Putinit është një trend afatgjatë, edhe pse Putini me shumicë dërrmuese, i ka fituar zgjedhjet për mandatin e katërt si president, vitin e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet i fuqishëm në jugperëndim të Kinës la së…