Tërmet vdekjeprurës godet Kinën

18 qershor 2019 | 10:56

Një tërmet i fuqishëm në jugperëndim të Kinës la së paku 12 njerëz të vrarë dhe mbi 130 të plagosur, kanë thënë zyrtarët.

Tërmeti ka goditur pranë qytetit Jibin, në provincën Sihuan.

Mbi 4 000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e dëmtuara. Tërmeti është pasuar nga së paku katër dridhje të tjera. Në provincën Sihuan ka shpesh tërmete. Në vitin 2008, një tërmet prej 7.9 ballësh atje ka lënë 87 000 njerëz të vdekur ose të zhdukur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump,…