Trumpi kërcënon me dëbimin e miliona emigrantëve

18 qershor 2019 | 10:54

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka kërcënuar me dëbimin e miliona njerëzve që jetojnë ilegalisht në Amerikë.

Në një seri postimesh në llogarinë e vet në “Twitter”, Trumpi ka thënë e zyrtarët e migracionit do të nisin, javën e ardhshme, procesin për “largimin e miliona të huajve të paligjshëm, që kanë gjetur rrugën për të hyrë në Shtetet e Bashkuara”.

ShBA-ja përballet me një fluks të madh emigrantësh nga Guatemala, Salvadori, Nikaragua dhe shtete të tjera më të varfra të Amerikës Qendrore.

Numri i tyre është thënë se i ka tejkaluar kapacitetet e autoriteteve amerikane për të akomoduar dhe përpunuar të dhënat.

Migrimi ka qenë temë qendrore e fushatës së Trumpit në vitin 2016.

Trumpi pritet të shpallë sot kandidaturën për rizgjedhje në vitin 2020 dhe migrimi pritet të dominojë sërish fushatën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e 20-vjetorit të…