Haradinaj: Jetojmë me borxhin që kemi ndaj luftëtarëve të lirisë

18 qershor 2019 | 10:50

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Skenderajt, Klinës dhe Kamenicës, ka thënë se jetojnë me borxhin që ua kanë luftëtarëve të lirisë në ndërtimin e një shteti të mirëqenë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e vendit.

“Në përpjekjet tona deri në liri, Kosova dha bijtë e saj që sot të gjithë ne të jetojmë në tokën tonë, në të drejtën tonë. Sot, kur bëhen 20 vjet nga çlirimi i komunave të Skenderajt, Klinës e Kamenicës, ditë kjo që ndërlidhet me sakrificën sublime të popullit liridashës të Kosovës dhe të gjithë trimave e trimëreshave të vendit tonë, kujtojmë dhe nderojmë veprën e lavdishme të të rënëve për atdhe. Po sot dhe secilën ditë të së ardhmes, jetojmë me borxhin që ua kemi luftëtarëve tanë në ndërtimin e një shteti të mirëqenë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Vendimi lidhur me propozimin për liberalizimin e vizave është duke…