Bie numri i rasteve me Covid-19 në Zvicër

04 korrik 2020 | 16:06

Pas tri ditësh rritjeje, Zvicra ka shënuar rënie të rasteve me koronavirus. Gjatë 24 orëve te fundit, ky shtet ka shënuar 97 infeksione të reja.

Që nga fillimi i pandemisë, Zvicra ka regjistruar 32 mijë e 198 raste pozitive me COVID-19, ka njoftuar të shtunën Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).Deri më tani, 1 mijë e 686 njerëz kanë vdekur te të cilët ishte testuar pozitivisht prania e infeksionit, transmeton albinfo.ch.

Zyra Federale lidhur me këtë u është referuar raporteve që laboratorët dhe mjekët kishin dërguar deri në mëngjesin e të htunën, si pjesë e detyrimit të raportimit.

Janë 4 mijë e 57 persona në kujdesin spitalor, dy më shumë se një ditë më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka vizituar Pejën dhe…