Bien në gjithë botën “Facebook”, “WhatsApp” dhe “Instagram”

04 tetor 2021 | 18:36

“Facebook”, “WhatsApp” dhe “Instagram”, kanë rënë në të gjithë botën.

Tri aplikacionet, të cilat janë të gjitha në pronësi të Mark Zuckerbergut, prej disa minutash nuk janë të aksesueshme.

Sipas DownDetector, problemet po prekin përdoruesit globalisht.

NetBlocks, i cili gjurmon ndërprerjet dhe problemet e internetit, shkroi në “Twitter”: “Facebook”, “WhatsApp”, “Instagram” dhe “Messenger” aktualisht po përjetojnë ndërprerje në shumë vende.”

Ndërprerjet ndodhin relativisht rrallë, por priren të jenë të mëdha në ndikimin e tyre sepse prekin tre nga aplikacionet më të mëdha në botë. Facebook ende nuk ka komentuar publikisht ndërprerjen që ka prekur shërbimet e tij. /abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Manchester United Gary Neville, e ka kritikuar Cristiano…