BIK: Berisha-Huduti, asnjëherë nuk ka qenë punëtore e Bashkësisë Islame

07 janar 2020 | 23:03

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), ka njoftuar se e arrestuara Igballe Berisha-Huduti, asnjëherë nuk ka qenë punëtore e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Policia e Kosovës sot e ka arrestuar Igballe Berisha-Hudutin, pas deklarimeve dhe përhapjes së propagandës në përkrahje të gjeneralit iranian Qassem Soleimani, i vrarë nga forcat amerikane. Ajo dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shtytje për kryerjen e veprave terroriste”.

Në një komunikatë të lëshuar për media, kryesia e BIK-ut thotë se deklaratat, qëndrimet, opinionet dhe predikimet e Hudutit nuk kanë asgjë të përbashkët me Bashkësinë Islame të Kosovës. “Kryesia e Bashkësisë  Islame të  Kosovës njofton opinionin e gjerë  se znj. Igballe Berisha- Huduti,  asnjëherë nuk ka qenë punëtore e Bashkësisë  Islame të  Kosovës dhe  rrjedhimisht deklaratat, qëndrimet, opinionet dhe predikimet e saj nuk kanë asgjë të përbashkët me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe as me interpretimin dhe mësimet tradicionalet të fesë islame të aplikuara ndër ne me shekuj. Për më tepër, siç dihet tashmë, personi në fjalë ka predikuar doktrinën shiite  e panjohur ndër ne më pare”, thuhet në komunikatën e BIK-ut.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City ka mposhtur rivalin e qytetit, Manchester United, në…