BIK-u nënshkruan marrëveshje për pranimin e 25 tonë hurmave nga Arabia

29 qershor 2022 | 13:10

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Feisal Ghasi Ismail.

Gjatë këtij takimi, Tërnava ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për pranimin e 25 tonë hurmave nga Arabia Saudite nëpërmjet ambasadës në Tiranë.

“Gjatë kësaj vizite, ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë dhe Myftiu i Kosovës biseduan për raportet e shkëlqyera si dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”, është thënë në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).

Kujtojmë se së fundi shumë besimtarë myslimanë nga Kosova janë nisur për në Mekë për ta kryer haxhin atje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja e Kosovws, Erza Muminoviq e nis mbarë garimin në…