Bilall Sherifi, PSD-së: A guxoni Albinit me ia heq flamurin kombëtar?
24 dhjetor 2021
| 16:08
Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka pyetur PSD-në se a kanë guxim t’ia heqin flamurin kombëtar kryeministrit Albin Kurti pasi aktivistët e kësaj partie të premten kanë hequr flamurin shtetëror të Kosovës për të vendosur batanije.
“Kollaj me flamurin e Kosovës, le të provojnë me ia heq Albin Kurtit flamurin kombëtar, pastaj e shohin çka ju ban”, ka shkruar Sherifi në llogarinë e vet në “Facebook”.
PSD-ja largon flamujt nga Qeveria, në vendin e tyre vendosin batanije



