Bilall Sherifi: Publiku është kurreshtar të mësojë arsyet pse Thaçi u takua me Mustafën

27 shkurt 2019 | 23:48

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka komentuar takimin në mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se pse duhej Thaçi të shkojë që ta informojë kryetarin e LDK-së Isa Mustafa për përmbajtjen e takimit me zyrtarët e SHBA-ve, pasi sipas tij, po këta zyrtarë do të takohen edhe me përfaqësues të LDK-së.

“Ditëve në vijim mbetet të shihet se çka tjetër përpos “informatës” mbi takimin në fjalë i ka ofruar Thaçi Mustafës!”, ka shkruar Bilall Sherifi.

Postimi i plotë i tij: 

“Kryetari i LDK-së Isa Mustafa u informua nga presidenti Thaçi për takimin me dy zyrtarët e SHBA-ve” 

Së paku ky ishte sqarimi zyrtar i zëdhënësit të LDK-së Besian Mustafa për takimin e orëve të vona mes tyre!

Besoj që publiku i gjërë është kurreshtar të mësojë arsyet se pse duhej Thaçi të shkojë që ta informojë kryetarin e LDK-së Isa Mustafa për përmbajtjen e takimit me zyrtarët e SHBA-ve, marrë parasysh faktin se sipas raportimit të mediave po këta zyrtarë do të takohen edhe me përfaqësues të LDK-së!

Kjo do të konsiderohej normale poqese zyrtarët e SHBA-ve nuk do ta kishin në agjendë takimin me përfaqësues të LDK-së. 

Ditëve në vijim mbetet të shihet se çka tjetër përpos “informatës” mbi takimin në fjalë i ka ofruar Thaçi Mustafës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, profesori Valon Murtezaj…