Bilbao eliminoi Realin

14 janar 2021 | 23:04

Athletic Bilbao siguroi një fitore të madhe në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Bilbao mposhti 2-1 Real Madrid dhe tani do të përballet me Barcelonën në finalen e madhe.

Raul Garcia është heroi i Athletic Bilbaos me dy golat e realizuar në pjesën e parë. Sulmuesi 34-vjeçar zhbllokoi takimin në minutën e 18-të, teksa dyfishoi nga pika e bardhë 20 minuta më pas. Ekipi i Zidane reagoi në fraksionin e dytë të takimit.

Karim Benzema shkurtoi diferencën në minutën e 73-të. Reali u hodh në sulm në kërkim të golit të barazimit. Francezi e gjeti atë 7 minuta përpara fundit, por goli u anulua për pozicion të parregullt. As 9 minutat shtesë nuk sollën gjë dhe Bilbao festoi në fund kalimin në finale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka publikuar këngën e saj…