Billie Eilish shkruan historinë, fiton katër çmimet kryesore në Grammy

28 janar 2020 | 11:16

Ylli i muzikës pop, Billie Eilish, është fituesja e madhe e Grammys 2020. Ajo ka arritur të fitojë pesë çmime duke përfshirë çmimin për “Artisten e re më të mirë” dhe “Këngën e vitit”.

18-vjeçarja e ka fituar edhe çmimin për “Albumin më të mirë të vitit” për albumin e saj debutues “When We All Fall Asleep, Where Do We Go”, që është incizuar në shtëpinë ku ajo është rritur në LA.

Ajo e ka zëvendësuar Taylor Swiftin duke u bërë kështu personi më i ri në moshë që e ka fituar këtë çmim. “Unë bëj shumë shaka lidhur me këto gjëra, por me të vërtetë dua të them se jam shumë mirënjohëse”, ka thënë  këngëtarja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 28 janar të vitit 1936, 84 vite më parë,…