Bislim Zogaj: Veprimi i sotëm i Shefqet Kabashit, pasojë e Masakrës së Dubravës

22 maj 2019 | 22:51

I mbijetuari i Masakrës së Dubravës, Bislim Zogaj, ka qenë i pari sot që ka provuar ta qetësojë Shefqet Kabashin të mbijetuarin tjetër të kësaj masakre, i cili në përvjetorin e 20 të kësaj ngjarje shprehi një mllef para të pranishmëve.

Zogaj ka thënë se ky veprim i Kabashit, është pasojë e masakrës së dy dekadave më parë, njofton “Klan Kosova”.

“Maskara ka zgjatë pesë ditë dhe të gjithë e kemi pritë vdekjen. Në mesin e atyre që ka prit vdekjen ka qenë edhe Shefqet Kabashi. Bashkë me të, Nait Hasanin, Isak Shabanin dhe disa shokë të tjerë jemi kujdesur për të burgosurit. Kemi parë dhe kemi përjetuar gjithçka dhe kjo mund të jetë njëra nga pasojat e asaj masakre”, ka thënë Zogaj në “Info Magazine”.

“As që mund të paramendonim se mund të ndodhte kjo. Në momentin kur e pashë Shefqetin në këtë situatë, duke llogaritur, se në burg në Nish dhe Lipjan kemi qëndruar bashkë mendova se mund të ndikojë pozitivisht dhe se do ta respektonte të kaluarën e përbashkët”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidenti Donald…