Bislimi i LV-së: S’ka president të ri me qeverisje të vjetër

24 nëntor 13:43

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka vlerësuar se përpjekja për zgjedhjen e një presidenti të ri nga partnerët e koalicionit qeveritar është një “përpjekje e dështuar për t’ju ikur zgjedhjeve”.

Bislimi, në një konferencë për medie ku ka prezantuar një sondazh sipas të cilit Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitojë zgjedhjet e së dielës në Podujevë, ka thënë se nuk mund të ketë president të ri pa zgjedhje të reja.

“Konsensusi që ekziston është që nuk mund të ketë një president të ri me qeverisje të vjetër dhe me legjislaturë të vjetër”, ka thënë Bislimi, duke shtuar se zgjedhjet janë të paevitueshme.

“Subjektet, kush më pak e kush më shumë po tmerrohen nga rezultatet që mund të dalin nga zgjedhjet e reja”, është shprehur Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erblina Tahiraj, asambliste e AAK-së në Kuvendin Komunal të Deçanit,…