Bislimi me deputetët frankofonë të kantonit Bern viziton demokracinë unike

01 maj 2022 | 17:02

Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, që jeton dhe vepron në Zvicër, ka qenë i ftuar nga deputetët frankofonë të kantonit Bern për të vizituar demokracinë unike në botë në kantonin Glaris.

“Sot isha i nderuar të ftohem nga deputetët frankofonë të kantonit Bern për të vizituar demokracinë unike në botë në Glaris, ku gjyqtarët dhe shumë çështje ekonomike zgjidhen në mënyrë direkte nga populli nen qiellin e hapur!”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Sot isha i nderuar të ftohem nga deputetët frankofonë të kantonit Bern për të vizituar demokracinë unike në botë në Glaris, ku gjyqtarët dhe shumë çështje ekonomike zgjidhen në mënyrë direkte nga populli nen qiellin e hapur!
Landsgemeinde është një formë primitive e demokracisë zvicerane, unike në llojin e saj në botë. Ajo zhvillohet të dielën e fundit të prillit (Appenzell) dhe të dielën e parë të majit (Glaris).
Një formë e demokracisë së drejtpërdrejtë, e mundur vetëm brenda territoreve të kufizuara, është përjetësuar në disa kantone të Zvicrës qendrore dhe lindore, në rrethet e kantonit Schwyz dhe në “rrethin” të Graubünden.
Një herë në vit, në kantone, disa mijëra votues takohen në qiell të hapur për Landsgemeinde, për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre dhe për të marrë vendime në lidhje me punet e shtetit. Ndonjëherë është me diskutime të dhunshme, në të cilat të gjithë mund të marrin pjesë. Votimi bëhet me ngritjen e dorës dhe njerëzit kompetentë vlerësojnë nëse shumica është arritur apo jo. Në rast dyshimi, ka rinumërim.
Qytetarët që kanë të drejtë vote thirren në një datë të caktuar dhe mblidhen në qiell të hapur për të zgjedhur anëtarët e qeverisë dhe gjyqtarët si dhe për të votuar për ligjet dhe shpenzimet. Landsgemeinde i parë u regjistrua në 1294, tre vjet pas paktit të Konfederatës (Betimi Rütli) i 1291.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vladimir Putin ka dy djem të fshehtë nga ‘dashnorja’ e…