Bislimi pas nënshkrimit të vendimit për heqjen e vizave: Falënderoj të gjithë qytetarët për durimin

19 prill 2023 | 15:41

Në Strasburg ka përfunduar ceremonia e nënshkrimit të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se me këtë rast është mbyllur një proces i gjatë që kishte edhe pengesa gjatë rrugës.

“Ka marrë 11 vjet kohë. Kishte ngecur në Këshill për shumë vjet. Por, kemi punuar ngushtë me të gjitha shtetet anëtare që kjo të bëhej e mundur”.

“Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët për durimin. Do të bëjmë fushata për t’i njoftuar ata se çfarë është dhe çfarë nuk është liberalizimi”, është shprehur Bislimi.

Bislimi ka thënë se me heqjen e liberalizimit të vizave, kosovarët do të ndjehen më evropianë.

“Është mesazh për qytetarët se edhe ne jemi pjesë e Evropës. Ka të bëjë me studentët, sportistët, të cilët mund ta eksplorojnë Evropën”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka thënë se me këtë vendim, nuk do të ketë më pengesa për sportistët e artistët, të cilët janë penguar të marrin pjesë nëpër ngjarje, shkaku i mosdhënies së vizave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bajrami i Madh po vjen më 21 prill. Sharr Travel…