Bislimi përkujton komandant ‘Tamulin’: Ishte njëri nga djemtë më të mirë që dhanë jetën për Kosovën

02 prill 2024 | 13:01

Veprimtari dhe drejtori i OJQ “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi,  ka përkujtuar Shefket Muhadini, i njohur si komandant “Tamuli”, në 25-vjetorin e rënies së tij.

Bislimi ka bërë me dije se komandant “Tamuli” ishte kthyer nga Gjermania për t’iu bashkuar luftës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës.

“Komandant ‘Tamuli’! Kur u dha kushtrimi i Adem Jasharit nga Gjermania ju kthy Kosovës Shefket Muhadini. I lindur në Topillën e qëndresës historike të Malësisë së Shtimes, kryetrimi u gjind në frontet e luftës kundër Serbisë në Dukagjin, Malësi e Drenicë. Kryetrimi kalonte vatrat e luftës pa hezitim, i gjendur shumë herë në rrugë në këmbë për në Shqipëri për t’i sjell barut shkaut të zi. Fjalët që flasin sot bashkëluftëtarët e tij tregojnë për trimërinë e tij që sot ne e përkujtojmë me krenari 25-vjetorin e rënies se tij që djemtë më të mirë të Kosovës si Shefketi dhanë jetën për Kosovën që sot ta gëzon lirinë! Ishte si rrufe heroi i kombit Shefket Muhadini! Lavdi!!!”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e diel, Vëllai i Madh mori një vendim të…