Bislimi: Punëtorët e sektorit privat do të marrin paga të plota, qeveria jep 170 euro e pjesën tjetër kompania

27 mars 2020 | 23:06

Ministri i Financave në detyrë, Besnik Bislimi ka dhënë detaje për kompensimet që t’iu bëhen punëtorëve të kompanive private që janë në vështirësi në kohë të koronavirusit.

Bislimi në RTV Dukagjini ka thënë se do të ndihmohen vetëm kompanitë që janë në nevojë.

Ai thotë se qeveria do të ndihmojë punëtorët e këtyre kompanive për dy muaj me nga 170 euro.

“Megjithatë kjo nuk do të thotë se këta punëtorë do të marrin vetëm këtë shifër. Pjesën tjetër të pagës do t’ua kompensojë kompania e tyre ku punojnë”.

Bislimi thotë se është takuar me shumicën e odave ekonomike në Kosovë dhe ka marrë propozimet nga to, të cilat do t’i shqyrtojnë.

“Megjithatë rolet tona dallojnë. Odat ekonomike përfaqësojnë interesat e bizneseve ndërsa ne përfaqësojmë interesat e gjithë shoqërisë dhe duhet të balancohemi këtu. Ne kemi limitime të ashpra në buxhet”.

Ai thotë se pritet ulja e të hyrave dhe njëkohësisht edhe rritja e shpenzimeve.

“Pritet që hendeku në buxhet të jetë në masën 300 milion euro”, tha ndër të tjera Besnik Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë me…