Bislimi sqaron vonesat e disa pagesave nga Pakoja Emergjente Fiskale

05 maj 2020 | 16:17

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka dhënë sqarime për vonesat e pagave të disa punëtorëve nga Pakoja Emergjente Fiskale. Sipas tij, kjo ka ndodh për faktin se të dhënat e tyre janë ngarkuar gabimisht në sistem gjatë aplikimit për të përfituar nga kjo pako.

Bislimi tregon se, një masë e punëtorëve i kanë marrë kompensimet të premten e javës së kaluar, kurse pjesa tjetër, sipas tij, do të paguhet sot. “Ministria e Financave ka pranuar përmes platformës së saj në Administratën Tatimore të Kosovës aplikime nga 26,422 biznese për kompensim me nga 170 euro për punëmarrësit e tyre. Numri i përgjithshëm i punëmarrësve është 126,000. Nga këto 26.422 biznese, vetëm 4.4 për qind e tyre, ose 1,162 sosh kanë kërkuar kompensim në llogarinë e punëdhënësit (kjo për arsye se ata kanë dokumentuar që përkundër vështirësive, kanë paguar pagat e punëtorëve të tyre). Një masë e punëtorëve i kanë marrë kompensimet ditën e premte, pjesa më e madhe i marrin sot”, ka sqaruar  Bislimi në “Facebook”.

Sipas tij, disa kërkesa janë me vonesë dhe do të trajtohen në pjesën e dytë të aplikimeve. “Kërkesa ka ardhur më vonë se tjerat dhe trajtohet në valën e dytë. Ka të tillë që kanë aplikuar për kompensim më shumë se një herë që nuk është ideja e pakos (për shembull një kontabilist i papërgjegjshëm ka futur veten në listat e punëtorëve të hiq më pak se 23 bizneseve, dhe natyrisht që këso tendenca për keqpërdorime të pakos nuk do lejohen)”, ka thënë Bislimi. (A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë është duke i shpërndarë të…