Inspektorët e Prishtinës dalin në terren, mbikëqyrin bizneset

05 maj 2020 | 15:56

Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë është duke i shpërndarë të gjitha ekipet në terren. Lajmin e ka bërë me dije drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri, i cili k thënë se po inspektohen me radhë të gjitha bizneset, në mënyrë që të sigurohen se do të zbatohen vendimet dhe urdhëresat e institucioneve.

“Të gjitha ekipet në terren. Drejtoria e Inspekcionit është riorganizuar duke i shpërndarë të gjitha ekipet në terren, përtej punës me rotacion. Po inspektohen me radhë të gjitha bizneset, ashtu që të sigurohemi se po zbatohen vendimet dhe urdhëresat e institucioneve. Kudo që ka shkelje, do të ndërmarrim masa!Kujdesu për veten, familjen dhe të tjerët!”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.  (L.G: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Regjistrimi i makinave të reja në Mbretërinë e Bashkuar ka…