Bislimi takon drejtorin e migracionit Federal të Zvicrës, njëra ndër tema edhe punësimi sezonal për të rinjtë

07 dhjetor 2020 | 11:40

Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, i cili vepron dhe jeton në Zvicër, ka zhvilluar sot disa takime në parlamentin zviceran me zyrtarë të këtij shteti.

Bislimi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se pati një pritje miqësore nga sekretari i shtetit, drejtori i migracionit Federal të Zvicrës, Mario Gattiker.

“Sot mu rezervua një pritje e ngrohtë dhe shumë miqësore nga sekretari i shtetit, drejtor i migracionit Federal të Zvicrës z. Mario Gattiker. Nder më bëri në takim edhe shoqërimi i këshilltarit të Shtetit në Dhomën e Lartë Federative z. Charles Juillard. Biseduam të gjitha temat që lidhin Kosovën me Zvicrën dhe komunitetin tonë këtu. Pas një historiku për Kosovën, vuajtjet me shekuj nga pushtuesit barbarë turko-serb, pasojat e mbetura dhe gjendjen e Kosovës të izoluar, filluam bisedën për liberalizimin e vizave, punësimet sezonale, mundësia që të rinjtë nga Kosova të kenë mundësinë të bëjnë praktikë profesionale këtu”, ka shkruar Bislimi.

Ai ka bërë me dije se gjatë këtij takimi ka theksuar edhe shumë gjëra të tjera që shqiptarët duken të diskriminuar në çështjet e rigrupimeve familjare dhe ndalesat afatgjate për njerëzit me telashe me ligjin. “Duke mos marrë parasysh faktin në ndarjen e familjes, edukimi i fëmijëve pa prind, dhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë për të mirën e dy vendeve tona që meritojnë ndërtimin e raporteve me vëllazërore në të ardhmen. U dakorduam për ndonjë pilot-projekt në përputhje të ligjeve në fuqi që do të mundësonte arritjen e këtyre propozimeve të bëra. Me dashuri dhe respekt të ndërsjellë mundemi të ecim bukur dhe gjatë!. Ne e duam Kosovën. Gjatë luftës Zvicra strehoi 50.000 refugjatë të cilët 40.000 u kthyen vullnetarisht në Kosovë pas lirisë së saj. Faliminderit Zvicër. Zoti të bekoftë bashkë me Kosovën”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, është një nga emrat më…