Bislimi takon emisarin gjerman, diskutojnë për masat ndëshkuese ndaj Kosovës

28 shkurt 2024 | 14:17

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka takuar të martën dhe të mërkurën në Prishtinës përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të partive opozitare.

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, gjatë takimit që pati sot me Sarrazin, ka thënë se Republika e Kosovës e çmon dhe vlerëson lart partneritetin, bashkëpunimin dhe miqësinë e ngushtë me Gjermaninë.

Sipas njoftimit të qeverisë, palët diskutuan mbi situatën në vend dhe rajon dhe zhvillimet e fundit politike.

Një prej temave të adresuara ishte edhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se ato vijojnë të jenë të padrejta dhe se duhet të hiqen sa më parë.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi emisarin Sarrazin për përkushtimin, angazhimin e tij të vazhdueshëm e intensiv dhe për këtë vizitë të radhës në vendin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sfidën në fushë e fitoi, por jo atë jashtë saj.…