Bitcoin merr jetën e një studenti

02 shkurt 2018 | 10:34

Një student, i cili humbi një shumë të konsiderueshme të parave, pasi i investoi në kriptovaluta, është gjetur i vdekur në dhomën e tij të mërkurën

Rreth orës 8 të mëngjesit me kohën lokale, dje, në Busan Jin të Koresë Jugore, nëna e gjenë djalin e saj të vdekur.
Studenti mësohet se kishte fituar rreth 150,000 euro nga investimi i tij.

Megjithatë, pas rregullave strikte të vendosura nga qeveria koreane, tregu i kriptovalutave ka shënuar rënie të madhe, duke i humbur shumë para studentit.

Nga kjo, viktima kishte vuajtur nga depresioni dhe është dashur që të konsumojë barna për gjumë, transmeton Express.
Mësohet se studenti ka qenë në vitin e dytë të studimeve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me një minutë heshtje ka filluar ligjërata për ish kongresmenin…