Bitcoin pëson rënie prej pothuajse 50% nga niveli më i lartë i vitit

24 maj 2021 | 00:03

Bitcoin ka pësuar një rënie prej 13 për qind të dielën pasi kriptomonedha më e madhe dhe më e njohur në botë pësoi një tjetër “rrëshqitje” që e la atë me gati 50% nga niveli i lartë i vitit.

Sipas medieve të huaja, Bitcoin ra në 32,601 dollarë, duke humbur 4,899,54 dollarë nga “mbyllja e tij” e mëparshme.

Kriptomonedha arriti nivelin më të lartë për vitin 64,895,22 dollarë më 14 prill.

Ndërkohë, Ether, ra me 17 për qind në 1,905 dollarë të dielën, duke humbur 391,31 dollarë nga “mbyllja e saj e mëparshme”.

Dhe sipas Amy Wu Silverman i RBC Capital Markets: “Në të vërtetë, Bitcoin po bën lëkundje të rënda dhe marramendëse”.

Ndryshe, Bitcoin kishte qenë nën presion pas një serie postimesh javën e kaluar nga miliarderi i Tesla-s, kryeshefi ekzekutiv dhe mbështetësi i kriptomonedhës Elon Musk, kryesisht nga “ndryshimi” i tij që Tesla të pranoi Bitcoin si pagesë.

Përveç kësaj, të premten Kina goditi tregtimin me kriptomonedha si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të parandaluar rreziqet spekulative dhe financiare.

Fushata e fundit e Kinës kundër kriptomonedhave erdhi pasi Departamenti i Thesarit i SHBA-së bëri thirrje të enjten për rregulla të reja që do të kërkonin transferime të mëdha të kriptomonedhave të raportohen në Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes implementimit të planeve policore dhe zbatimit të masave antiCovid-19,…