Bizneset njoftohen për përfitimet e Marrëveshjes për Nxitjen e Investimeve me DFC-në

08 shkurt 2021 | 10:59

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti zhvillon një mëngjes pune me bizneset.

Në këtë takim, Hoti do t’i njoftojë bizneset rreth përfitimeve nga Marrëveshja për Nxitjen e Investimeve të Korporatës amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC).

“Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti zhvillon një mëngjes pune me bizneset, të cilë t do t’i njoftojë rreth përfitimeve nga marrëveshja për nxitje të investimeve”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

DFC përmes një shkrimi në “Twitter”, ka njoftuar hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje.

https://mobile.twitter.com/DFCgov

“Marrëveshja e re për nxitjen e investime e DFC-së ka hyrë në fuqi, duke i mundësuar DFC-së të vendosë gamën e saj të plotë të produkteve financiare në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Kjo marrëveshje i pason vizitës së kryeshefit ekzekutiv i DFC-së, Adam Boehler që i bëri Kosovës në muajin shtator, pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator 2020 në Shtëpi të Bardhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpool-Manchester City përfundoi 1-4 për ekipin e Pep Guardiolës. Fitore…