Biznesmeni Azem Sadiku nderon Klubin FC “Kosova Düsseldorf” për rezultatet e arritura

17 dhjetor 2023 | 21:26

Klubi futbollistik FC “Kosova Düsseldorf”, ka arritur që të mbyll sezonin vjeshtor në vendin e parë në rrethin e Düsseldorfit.

E për këto rezultate të klubit shqiptar, përpos lojërave të mira që kanë treguar lojtarët dhe menaxhimi perfekt i shtabit teknik të klubit, merita të mëdha ka edhe presidenti i klubit Bujar Neziri dhe sponzorët e klubit të cilët po i qëndrojnë afër.

Për nder të rezultateve të mira, në shenjë respekti, pronari i restaurant ‘EMMAFISCH’, Azem Sadiku u ka kthyer një darkë futbollistëve dhe stafit teknik të FC “Kosova Düsseldorf”.

Biznesmeni shqiptar, Azem Sadiku i ka ndarë një me medalje “Adem Jashari”, presidentit të klubit Bujar Nezirit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, sipas…