Biznesmeni kosovar i rrit pagat e punëtorëve për 5 për qind në kohë pandemie

03 nëntor 2021 | 09:17

Biznesmeni kosovar Burim Piraj, ka vendosur që t’i rrisë pagat e punëtorëve të tij përkundër faktit që jemi në kohë pandemie dhe sektori privat përballët më vështirësi të shumta financiare.

Piraj ka thënë se kjo rritje pagash vie në saje të përmbushjës së planit të punës.

Ai përmes një postimi ka njoftuar se pagat e punëtorëve të tij do t’i rrit për 5 %.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar miq të mi!

Unë po e ndaj me ju këtë lajm para se me marr vesh bashkëpunëtorët e mi!

Edhe pse këtë vit kemi pas rritje të pagave sipas meritës së të punësuarave në vende pune të caktuara sot kam marr vendim që nga 1 Nëntori të rris pagat e të gjithë të punësuarve në MEKA HALAL FOOD për 5% . Paga 13 plus 14 vazhdon me emër të Zotit sepse e kemi realizuar planifikimin për këtë vit 100% Elhamdulilah.

Zoti ju bekoftë!

Qoftë paqja mbi ju!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari special i presidentit amerikan Joe Biden për Ballkanin…