BKT-ja dhe Fakulteti Ekonomik nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

21 tetor 2022 | 23:58

BKT Kosova dhe Fakulteti Ekonomik pranë Unversitetit “Hasan Prishtina”, nënshkruan memorandum mirëkuptimi.  Qëllimi i këtij bashkëpunimi është ofrimi i mundësisë për punë praktike dhe punësim për studentët e Fakultetit Ekonomik të cilët janë në vitin e fundit të studimeve ose të sapo-diplomuarve.

Banka do të ofrojë mundësi praktike dhe punësimi përmes Programit të saj “Onboarding”, duke përshtatur detyrat e punës me fushën e studimit të studentëve, dhe duke bërë çdo përpjekje për të maksimizuar potencialin e tyre.

BKT Kosova është një ndër mbështetësit më të mëdhenj të rinisë në Kosovë, këtë e ka dëshmuar ndër vite, me programe dhe projekte të ndryshme, që ndihmojnë veçanërisht të rinjtë në përpjekjet e tyre për të arritur qëllimet e tyre. Prandaj, ne gjithmonë përpiqemi të mbështesim atje ku ka më shumë nevojë dhe potencial për të çuar përpara profesionistët e rinjë.

Ne në BKT Kosova besojmë në rëndësinë e mbështetjes dhe kultivimin e mëtutjeshëm të të rinjtëve të talentuar dhe përgatitjen e tyre profesionale, qëllim të cilin do ta mundësoj kjo marrëveshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur në moshën 55…