BKT-ja nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Agribau

19 korrik 2023 | 17:52

Banka Kombëtare Tregtare e Kosovës (BKT), ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Agribau që ka synim të mbështesë sektorin bujqësor.

Kështë është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të BKT-së.

Njoftimi i plotë i BKT Kosova:

BKT Kosova me synim për të mbështetur sektorin bujqësor, rritjen e prodhimit vendor të ushqimit, dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme bujqësore ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Agribau.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi fokusohet në mbështetjen financiare përmes kredive për blerjen e mekanizmit bujqësor, paisjeve për ferma, sistemeve të mbyllura të qumshtit, sistemeve kundër breshërit dhe paneleve solare.

Objektivi kryesor i kësaj marrëveshjeje është t’u ofrojë klientëve Agro akses financiar për blerjen e pajisjeve bujqësore. BKT Kosova do të ofrojë financim për të përmbushur nevojat e fermerëve, duke u mundësuar atyre të investojnë në makineri efikase bujqësore. Kjo mbështetje financiare do të kontribuojë në rritjen e produktivitetit, përmirësimin e efikasitetit operacional dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme bujqësore.

Për më tepër, financimi i ofruar nga BKT Kosova do t’u mundësojë klientëve Agro instalimin e paneleve solare, duke promovuar praktikat e qëndrueshme bujqësore dhe duke ulur kostot e energjisë në afat të gjatë. Duke shfrytëzuar energjinë solare, fermerët mund të gjenerojnë energji të pastër për të fuqizuar operacionet e tyre, duke çuar në kursime afatgjata dhe reduktim të ndikimit mjedisor.

Kjo mundësi e gjerë e financimit në bashkëpunim me Agribau është projektuar për të ndihmuar klientët Agro të zgjerojnë bizneset e tyre dhe për më tepër të rrisin efikasitetin, duke promovuar në të njëjtën kohë praktikat e qëndrueshme të bujqësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Ferizaj po i vazhdon përgatitjet intensive në Mavrovë të…