Blerim Latifi për Albin Kurtin: Mbase ka vepruar si Mao, ka hyrë në ndonjë shpellë

16 korrik 2021 | 14:55

Mungesa e kryeministrit Albin Kurti në Kosovë ka nxitur reagime të opozitës, analistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të tij.

Këto reagime kanë ardhur pasi tash e një javë kryeministri Kurti vazhdon të qëndrojë jashtë vendit, përkundër se rreth 2 mijë qytetarë janë helmuar në Deçan.

Vetëm pasi është folur në Kuvend, Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar se Kurti ka udhëtuar nga Athina në Francë, për të marrë pjesë në festival të filmit të Kanës.

Në këtë debat është përfshirë edhe profesori universitar, Blerim Latifi. Duke ironizuar me mungesën e Kurtit në Kosovë, Latifi në humor e ka krahasuar me një mbyllje të ish-liderit komunist të Kinës, Mao Zedong.

“Opozita u flakëruan me marrë vesh ku është kryeministri. Tanë kohën po rrinë duke pyetur: ku është Albini? Pushteti, çele guri gojën, nuk po tregon asgjë. Mbase ka vepruar si Mao dikur: ka hy në ndonjë shpellë për të medituar në kushte të vetmisë. Idetë e mëdha janë fryte të vetmisë. Filozofia na thotë kështu. Ose, siç po thonë, ka shkuar në një festival filmi në Francë, ku do të mund të mbaj ndonjë ligjëratë me titull: Lufta e klasave në kinematografi. Nuk është lehtë me pasur kryeministrin filozof. Futeni në kokë këtë!”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  pas Greqisë ka udhëtuar për…