Blerim Reka mbështet Lëvizjen Vetëvendosje

24 gusht 2019 | 20:21

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur në takim prof. dr. Blerim Rekën, me të cilin ka biseduar për gjeopolitikën ballkanike në prag të zgjedhjeve në Kosovë.

“U pajtuam se pas tri dekadash të tranzicionit post-konfliktual, erdhi koha për tranzicion post-korruptiv të rajonit, meqenëse korrupcioni mbetet kërcënim strategjik dhe derë e hapur për fuqitë jashtë komunitetit Euro-Atlantik”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kurti ka treguar se në këtë takim konstatuan se janë shpresëdhënëse qëndrimet e reja të faktorit ndërkombëtar mbi reciprocitetin dhe simetrinë lidhur me  bisedimet Kosovë-Serbi, e që mungonte gjatë dialogut shtatëvjeçar të Brukselit.

“Lëvizja Vetëvendosje mund ta bëjë ndryshimin aq të pritur në Kosovë, tha ambasadori Reka duke na dëshiruar sukses në zgjedhje”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Me udhëheqësin e popullit shqiptar Ali Ahmeti në…