“Blindohet” Kuvendi nga forca të shumta të policisë
16 qershor 2022
| 09:54
Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë stacionuar përreth ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në prag të nisjes së protestës së thirrur nga veteranët e luftës.
Policët kanë rrethuar gjithë ndërtesën e Kuvendit ndërsa aty janë parë edhe njësitet e specializuara, raporton EO.
Veteranë të UÇK-së, janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” për të shprehur kundërshtimin e tyre në lidhje me miratimin e Projektligji për rritjen e pagës minimale por që lë jashtë rritjes pensionet e tyre.




